Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të dielën nga Shtëpia e Bardhë se është i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të konfliktit në Ukrainë.
“Jemi të përgatitur për një raund të ri masash ndaj Rusisë, nëse situata në Ukrainë nuk ndryshon,” u shpreh Trump në deklaratën e tij, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e sanksioneve të reja.
Ky paralajmërim vjen në një moment të tensionuar, teksa diplomacia ndërkombëtare përpiqet të gjejë një rrugëdalje për konfliktin që vijon prej gati katër vitesh.
Vetëm sot, 7 shtator 2025, për shkak të sulmeve prej 800 dronësh në Ukrainë, u shënuan të paktën 4 viktima dhe mbi 20 të plagosur.
Dëme nga goditjet me dronë dhe raketa morën edhe shumë pallate banimi në Kiev. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se një rekord prej më shumë se 800 dronë dhe 13 raketa u hodhën nga rusët drejt Ukrainës gjatë orëve të para të kësaj të diele. Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve partnere, të gatshme për të ndihmuar Ukrainën, të venë në zbatim planin për garantimin e sigurisë së vendit me trupa tokësorë.
Presidenti francez Emanuel Makron akuzoi Rusinë se po e zhyt veten edhe më thellë në logjikën e terrorit e luftës. Ndërsa për presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, Putin po tallet me diplomacinë duke shkelur ligjet ndërkomëbtare e duke vrarë pa dallim.
Më herët gjatë kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se futja e trupave tokësore nga vendet europiane të NATO-s në Ukrainë do i shndërrojë ata në shenjestër të sulmeve të ushtrisë ruse.
Komente

Tani e moret ne qafe Putin ju me keto sanksione qe skane asnje lloj efikasiteti , mendoj se ajo luffte mbyllet shume shpejt , Ukraina mos te futet ne Nato dhe cifuti te largohet nga qeveria
Përgjigju