Një javë pasi presidenti amerikan njoftoi se në testin e bërë për Covid-19, kishte rezultuar pozitiv, tanimë ai deklaron se ndjehet shumë mirë dhe se është gati ti kthehet angazhimeve të tij.
Presidenti amerikan, beson se tashmë nuk është më përcjellës i virusit dhe gjatë një intervistë për Fox deklaroi se nuk do të pranonte të zhvillonte debatin e radhës me Joe Biden në mënyrë virtuale.
“Ndihem mirë. Realisht mirë. Mendoj, perfekt... jam aq mirë sa të mbaj një tubim që sonte, s’mendoj se jam më me infeksion ngjitës,” - tha Trump.
Të enjten, mjeku i tij, Sean Conley, u shpreh në një deklaratë për shtyp se Trump mund të jetë në gjendje “për t’iu rikthyer angazhimeve publike” që të shtunën, duke ngjallur frikë për përhapjen e mëtejshme të virusit.
Autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar ata që riaftësohen nga COVID-19 të vijojnë të mbajnë maska, të ruajnë distancën fizike dhe të ndjekin protokollet anti-Covid. Megjithatë pas deklaratave të fundit të Trump ka shumë vend për të dyshuar se ai nuk do t’i ndjekë ato. Sjellja e Trump gjatë karantinës, veccanarisht shëtitja e tij me makinë jashtë ambienteve të spitalit ka ngjallur reagime të shumta.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, do të mbahen me 3 Nëntor, në një atmosferë tejet të tensionuar.