Presidenti i SHBA-së Donald Trump

Bota

Trump hakmerret, shkarkon zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të përfshirë në hetimet penale ndaj tij

28 Janar, 07:40| Përditesimi: 28 Janar, 07:42

  • Share

SHBA - Disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, që kishin punuar në hetimet penale kundër Donald Trump, janë shkarkuar së fundmi, sipas burimeve të CNN. Lajmi u raportua pas një letre të dërguar nga ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, James McHenry, që theksonte se këta zyrtarë nuk mund të "besoheshin" për të zbatuar "me besnikëri" agjendën e Presidentit Trump.

Në letrën e tij, McHenry i shprehu shqetësimin se, për shkak të rolit të tyre të rëndësishëm në hetimet ndaj Trump, ata nuk mund të ishin të besueshëm për të ndihmuar në zbatimin e politikave të administratës Trump. Si pasojë, punësimi i tyre u pezullua dhe ata u shkarkuan menjëherë nga shërbimi federal.

Fox News raportoi gjithashtu se më shumë se një duzinë zyrtarë, të cilët ishin pjesë e ekipit të ish-këshilltarit special Jack Smith që udhëhoqi hetimet penale ndaj Trump, janë shkarkuar. Kjo zhvillim vjen pas një periudhe të tensionuar lidhur me hetimet dhe proceset ligjore që përfshijnë ish-presidentin amerikan.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 28/01/2025 11:20

    Tramp si hitleri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?