Bota

Trump hap platformën e tij të mediave sociale: S'mund t'i kyçet goja presidenti tuaj të preferuar

21 Tetor 2021, 08:51| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 10:49

  • Share

Pasi u dëbua në janar nga Twitter, Facebook dhe YouTube i akuzuar për nxitje të dhunës, Ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk dorëzohet lehtë.  Për të kundërshtuar veprimin e gjigantëve te teknologjisë së rrjeteve sociale, Trump do të lançojë aplikacionin e tij të mediave sociale, "TRUTH Social" (E vërteta sociale).

"TRUTH Social" do të krijohet përmes një kompanie të re ‘Trump Media and Technology Group’.

"Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë pafund llogari në Twitter, ndërsa Presidentit tuaj të preferuar amerikan i është 'kyçur goja'. Kjo është e papranueshme”, tha Trump.

"Unë jam i ngazëllyer për të treguar të vërtetën time të parë në 'TRUTH Social'. TMTG u themelua me një mision për t'i dhënë zë të gjithëve. Unë jam i ngazëllyer që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia mbi 'TRUTH Social' dhe të luftoj kundër gjigantëve të teknologjisë", shtoi Trump.

Rrjeti social pritet të funksionojë muajin tjetër do të mund të bëhen postime, lojëra, argëtime dhe të lexoni lajme. Ndërsa në planet e saj afatgjata kompania përmes "TRUTH Social" parashikon që përfundimisht të konkurrojë kundër shërbimit cloud të Amazon.com dhe Google Cloud.

Twitter, Facebook dhe platforma të tjera të mediave sociale e ndaluan Trumpin nga shërbimet e tyre pasi qindra mbështetës të tij bënë protesta në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021. Kjo protestë erdhi pas një fjalimi të Trump në të cilin ai pretendoi në mënyrë të rreme se humbja e tij në zgjedhjet e nëntorit ishte për shkak të mashtrimit të gjerë me votat, një pohim i refuzuar nga gjykata të shumta dhe zyrtarë shtetërorë të zgjedhjeve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2021 03:30

    Kur Trump thote per veten /presidenti juaj i preferuar/ ,me kujton fjalet e Neronit per veten e tij kur po jepte shpirt:/C'artist i madh po vdes!/

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/10/2021 11:00

    Edhe ky me Foltore??

    Përgjigju
  • Jona: 21/10/2021 09:30

    Patjeter qe jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?