Presidenti Donald Trump dhe ai portugez Marçelo de Sousa

Bota

Trump “humb” betejën për shtrëngimin e duarve, lideri portugez e tërheq në takim zyrtar

29 Qershor 2018, 17:39| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 17:43

  • Share

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund të quhej deri dje si ‘mbreti’ i shtrëngimeve të forta të duarve, por që nga moment kur presidenti portugez e tërhoqi fort, Trump ka rënë nga ‘froni’.

Një moment i sikletshëm për presidentin e SHBA-ve, kur po priste presidentin portugez, ndërsa ai e tërhoqi ashpër duke e habitur.

Marcelo Rebelo de Sousa, vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ditën e mërkurë dhe takoi Trump.

Videoja e tërheqjes së krahut nga lideri portugez është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

'Dridhja e papritur' krijoi një moment të vështirë për presidentin Trump, i cili humbi dominimin në shtëngimet e duarve në takimet zyrtare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?