Woodward ka zbuluar në këtë botim se në pikun e pandemisë në 2020-ë, i dërgoi Rusisë në fshehtësi pajisje testuese dhe teste për Covid-19, me qëllim që ato të ishin në dispozicion personal të Vladimir Putin. Kjo sipas gazetarit Woodward u bë në një moment kur ato ishin të pakta dhe nevoja për to ishte e lartë në SHBA.
Gjithashtu Trump sipas botimit të gazetarit të famshëm të skandalit Watergate, mbajti kontakte të rregullta telefonike me Vladimir Putin edhe pasi u largua nga zyra, madje deri vonë në 2024. Kremlini ka reaguar dhe ka konfirmuar marrjen e pajisjeve për Covid 19, por ka hedhur poshtë komunikimet e rregullta të Trump me Putin pasi amerikani përfundoi mandatin e presidentit.
Ekipit të fushatës së Trump iu kërkua një reagim në lidhje me skandalin, të cilin e mohojnë. Në përgjigjen dhënë për Times thuhet: asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Ato janë histori të sajuara nga Bob Woodward.
Përgatiti: Arlind Isa