Vladimir Putin dhe Donald Trump

Bota

Trump i zhgënjyer me Putin, media amerikane: Mund të vendosë sanksione ndaj Moskës këtë javë

27 Maj, 09:15| Përditesimi: 27 Maj, 09:26

  • Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Moskës këtë javë për shkak të frustrimit nga sulmet e vazhdueshme në Ukrainë dhe ritmit të ngadaltë të bisedimeve për paqe, raporton Wall Street Journal.

Sipas burimeve, sanksionet nuk do të përfshijnë ndalim të ri të bankave, por janë duke u shqyrtuar mundësi të tjera për të ushtruar presion mbi Putinin për të arritur një marrëveshje paqeje, përfshirë një armëpushim 30-ditor të mbështetur nga Ukraina, që Rusia ka refuzuar prej kohësh.  Trump ka deklaruar se po shqyrton vendosjen e sanksioneve, ndërsa një ditë më parë e cilësoi edhe si të “çmendur” dhe se po vret shumë njerëz. Ai gjithashtu ka shfaqur shqetësime rreth bisedimeve të paqes dhe ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga procesi i negociatave nëse nuk arrihet një përparim.

“Presidenti Trump ka qenë i qartë se dëshiron të shohë një marrëveshje paqeje të negociuar”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një deklaratë për Wall Street Journal.

“Presidenti Trump gjithashtu i ka mbajtur me zgjuarsi të gjitha opsionet në tryezë.”

Të hënën, kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi se SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe nuk do të vendosin më kufizime për përdorimin e armëve të furnizuara për Ukrainën, duke mundësuar që Kievi të synojë pozita ushtarake më thellë brenda territorit rus. Kjo vjen pas kundërshtimeve të administratës së Biden që kishte frikë se kjo mund të shkaktonte një përshkallëzim të luftës.

Trump, i cili dikur kishte shpresuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Putinin përmes një marrëdhënieje personale të fortë, tani po shfaq një qëndrim më të ashpër ndaj liderit rus. Për më tepër, ai ka shprehur shqetësim për dështimin e bisedimeve për paqe dhe ka kritikuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për nxitjen e mëtejshme të konfliktit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?