Donald Trump, i cili në moshën 78-vjeçare është presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara dhe gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë u kritikua për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, siguroi të premten se është në “gjendje të shkëlqyer” pas kontrollit të tij vjetor mjekësor.
“Isha në formë shumë të mirë. Një zemër e fortë, një shpirt i fortë,” u tha Trump gazetarëve që e shoqëronin në Air Force One gjatë fluturimit nga Uashingtoni në Florida.
Si pjesë e një kontrolli të planifikuar në Spitalin Ushtarak Walter Reed, Trump tha se përveç kontrollit kardiak, ai iu nënshtrua edhe një testi njohës sepse ai është “ndryshe nga Biden”
Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump vazhdimisht sfidoi Joe Biden që t’i nënshtrohej një vlerësimi kognitiv, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore.
“Nuk di çfarë t’ju them, përveçse i kam marrë të gjitha përgjigjet në rregull”, u tha Trump gazetarëve.
Donald Trump nuk pi alkool apo duhan, por nuk e ka fshehur varësinë e tij ndaj pijeve joalkoolike dhe ushqimeve të shpejta, raportohet në media.
Ai është kritikuar nga kundërshtarët e tij për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, veçanërisht kur, gjatë muajve të fundit të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai u shtrua në spital për disa ditë me Covid-19.
Trump: I’m in very good shape. Good heart. Good soul. Very good soul pic.twitter.com/W0p7EjJcC3
— Acyn (@Acyn) April 12, 2025
Komente
