Nikki Haley dhe Mike Pompeo

Trump i përjashtoi nga kabineti i ri, Haley dhe Pompeo e falenderojnë për detyrat që u besoi në mandatin e parë

11 Nëntor, 16:30| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:33

  • Share

Ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, ka falenderuar presidentin e sapo rizgjedhur amerikan, Donald Trump, për detyrën që ky i fundit i besoi në mandatin e tij të parë (2017-2021).

Pak ditë më parë, republikani Trump njoftoi se Haley dhe ish Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, nuk do të jenë pjesë e kabinetit të ri presidencial.

“Krenare të punoja me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara. I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerike më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”,- shkruan Haley në rrjetin social “X”.

Gjithashtu, edhe ish Sekretari i Shtetit falenderoi Trump për rolin që ai I besoi gjatë mandatit të parë, duke theksur se ishte krenar që punoi me 78-vjeçarin.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?