Momenti i ceremonisë së anëtarsimit të Malit të Zi në NATO

Bota

Trump i quajti njerëz agresivë, reagon qeveria e Malit të Zi: Jemi krenarë për vlerat tona

19 Korrik 2018, 22:48| Përditesimi: 19 Korrik 2018, 22:54

  • Share

Pas deklaratave të Trump se malazezët dhe shqiptarët janë popull shumë agresivë, një reagim ka ardhur nga qeveria e Malit të Zi.

Anëtarja më e re e NATO-s u shpreh se kishte një histori, traditë dhe politikë paqësore që mbizotëron në rajon dhe se kontribuon njësoj si SHBA për paqen në botë.

Mali i Zi është krenar për historinë, traditën dhe politikën paqësore që përçon në rajon. Ne kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në kontinentin evropian por në mbarë botën, së bashku me ushtarët amerikanë në Afganistan.

Shkruhet në deklaratën e qeverisë malazeze

Ish-vendi i Republikës Jugosllave iu bashkua NATO-s në maj të 2017, duke i dhënë aleancës kontrollin e plotë të bregdetit të Adriatikut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?