Donald Trump

Opinion

Eduard Zaloshnja: Trump, i vetmi president amerikan që e fillon punën me kuota nën 50% në historikun e sondazheve Gallup

3 Shkurt, 18:34| Përditesimi: 3 Shkurt, 19:26

  • Share

George Gallup ishte i pari statisticien që zhvilloi sondazhe të opinionit publik, bazuar në një kampion statistikor me rreth 1100 qytetarë të zakonshëm, përfaqësues të një popullsie të madhe disa qindra milionëshe. Kompania e themeluar prej tij më 1935 mbetet lidere botërore e sondazheve të opinionit publik (por ka disa dekada që nuk zhvillon sondazhe elektorale).

Qysh nga fillimi i vitit 1961, kompania Gallup ka matur në mënyrë periodike nivelin e miratimit nga publiku amerikan të punës së presidentëve të SHBA-së. Kështu, Presidenti Kenedi e filloi punën e tij më 1961 me nivel miratimi plot 72% dhe nivel mosmiratimi vetëm 6% (shihni grafikun e mëposhtëm).

Presidenti Trump e filloi këtë vit mandatin e tij presidencial me nivel miratimi vetëm 47% dhe nivel mosmiratimi plot 48% (e vetmja herë në historikun e sondazheve Gallup kur një president e fillon punën me nivel më të lartë mosmiratimi se miratimi). Ndërsa mandatin e tij të parë (në janar 2017), Presidenti Trump e filloi me rekordin më të ulët të miratimit nga publiku amerikan – vetëm 45%.

1738604445_eduartzaloshnja.png

Renditja e presidentëve amerikanë sipas nivelit të miratimit në sondazhin e George Gallup, nga viti 1961

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?