Bota

Trump: I zhgënjyer nga Putin, ujdi brenda 50 ditësh ose tarifa doganore 100% ndaj Rusisë! Marrëveshje me NATO-n për armët amerikane në Kiev

14 Korrik, 18:43| Përditesimi: 14 Korrik, 21:06

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Trump paralajmëroi sanksione dytësore 100% ndaj çdo shteti apo kompanie që vazhdon të tregtojë me Rusinë, ndërsa në Kongres po shqyrtohet një projektligj që parashikon sanksione dytësore deri në 500%. Trump kërcënoi me tarifa dytësore 100% kundër Rusisë nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje brenda 50 ditëve, duke theksuar se ishte i zhgënjyer nga Vladimir Putin.

Në të njëjtën kohë, Trump konfirmoi se dërgesat e para të sistemeve raketore "Patriot" për Kievin do të nisen brenda pak ditësh, në kuadër të një marrëveshjeje të re të koordinuar me NATO-n për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane. Presidenti sqaroi se Shtetet e Bashkuara do t’i prodhojnë armët, por do të jenë vendet europiane ato që do të paguajnë për to.

Trump e bëri të qartë se përfundimi i luftës në Ukrainë mbetet prioritet, duke shtuar: “Kjo nuk është lufta ime, është lufta e Biden-it. Po përpiqem t’ju nxjerr prej saj dhe duam që të marrë fund.” Ai shprehu zhgënjimin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se kishte shpresuar për një marrëveshje paqeje që dy muaj më parë, por “kjo nuk ndodhi”.

Për sa i përket të ardhmes së Ukrainës, Trump paralajmëroi se faza e rindërtimit do të jetë sfida e radhës dhe do të kërkojë shumë kohë dhe burime. Ai theksoi se është e nevojshme të përgatitet një plan i koordinuar me aleatët për këtë proces.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?