Donald Trump

Trump, ja plani sekret për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë ‘për 24 orë’

8 Prill, 13:39| Përditesimi: 8 Prill, 13:42

  • Share

Burime të republikanëve i thanë Washington Post për biseda mbi temën me manjatin që ai do të donte të ulte Kievin të negocionte pasi të kishte lëshuar Donbass dhe Krimenë.

Në deklarata private, Donald Trump vazhdon të përsërisë: S ai do ti japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orësh, duke negociuar zgjidhjen e konfliktit madje edhe para se të marrë detyrën. Ai pretendon se do ta arrijë këtë duke i bërë presion Kievit që të japë pjesë të territorit të vet, tregojnë njerëz që janë familjarë me planet e tij dhe kanë zgjedhur të flasin anonimisht me Washington Post.

Një projekt që po shqetëson analistët, sepse jo vetëm që do të kënaqte presidentin rus Vladimir Putin, por do të krijojë një precedent shqetësues për të falur përherë shkeljet e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të kryera me forcë.

Një qasje që përputhet me deklaratat e tij se do të inkurajonte Moskën të "pushtojë çdo vend anëtar të NATO-s që nuk investon mjaftueshëm para në aleancë" - është plotësisht kundër politikave të presidentit aktual Joe Biden, mbështetës i palëkundur i ndihmës ushtarake për Ukrainën, pozicioni i të cilit kundër arrogancës së Moskës është i njohur mirë.

Trump justifikon qasjen e tij duke pretenduar se zgjidhja e tij do të ishte më e preferueshme për të gjithë: "Rusia dhe Ukraina duan vetëm të shpëtojnë imazhin, ata kanë nevojë për një rrugëdalje", thotë ai.

Ai gjithashtu mbështet dhe deklaratën se shumë ukrainas janë të kënaqur të jenë pjesë e Rusisë. Ndërkohë ka aleatë të tij të cilët nuk janë dakord dhe po përpiqen ta bindin të shohë gjërat ndryshe. Si senatori dhe aleati Lindsey Graham, i cili në WP thotë: "Kam kaluar 100 për qind të kohës sime duke folur me të për çështjen ukrainase, duke i thënë që Putin duhet të paguajë një çmim. Ai nuk mund të fitojë".

Perspektiva e Trump është vlerësuar ‘e tmerrshme’ edhe nga  Emma Ashford e Stimson Center: "Dhënia e territorit në këmbim të një armëpushimi do të vendoste Kievin në një pozitë më të keqe se më parë pa asnjë garanci që Rusia nuk do të riarmatoset dhe të rifillojë armiqësitë së shpejti".

Natyrisht, nuk ka asgjë zyrtare. Dhe zyrtarët e fushatës së Trump refuzojnë të komentojë specifikisht: "Këto janë spekulime nga burime anonime dhe dezinformuese që nuk kanë idenë se çfarë po ndodh ose çfarë do të ndodhë," shkruajnë ata në një njoftim. Ndërkohë Presidenti Biden ka shtrirë një plan afatgjatë për të mbështetur Ukrainën për të fuqizuar kapacitetet e saj ushtarake në mënyrë që Kievi të mund të shkojë së shpejti në ofensivë, por ndihmat amerikane janë ende në dyshim.

Me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson i vendosur nën kontroll nga ajo pakicë e  republikanëve që kundërshtojnë financimin e mëtejshëm të tyre dhe për këtë arsye po bëjnë thirrje me zë të lartë  për largimin e tij.

Kjo rezistencë e manovruar duket të jetë e organizuar nga vetë Trump-i, i cili po bën presion mbi republikanët në Kongres që të refuzojnë mbështetjen amerikane për Ukrainën. Si rezultat, nëse Trump-i do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Ukraina mund të gjendet në një situatë tërësisht të dobët.

Në planin e manjatit, ka shumë pak surpriza. Admirimi i tij për figura diktatoriale, besimi në aftësitë e tij negociuese dhe mungesa e tolerancës ndaj protokolleve diplomatike kanë shënuar politikën e jashtme të mandatit të parë të tij. Madje kohët e fundit, ai ka shmangur kritikën hapur të Putinit, duke heshtur edhe në rastin e vdekjes së liderit politik Aleksej Navalny dhe në lidhje me arrestimin e gazetarit amerikan Evan Gershkovich, raportues për Wall Street Journal.

Po aq e njohur është edhe antipatia e tij për udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky: që Donaldi përpiqej ta detyronte ti siguronte prova kundër djalit të Biden, Hunter, në këmbim të ndihmës ushtarake në një përpjekje të qartë për të dëmtuar rivalin e tij politik.

Lajmi për planin e Trump për Ukrainën kishte qarkulluar tashmë në qarqet e Uashingtonit në nëntorin e kaluar: gjatë një takimi në Heritage Foundation midis përfaqësuesve të politikës së jashtme të qendrës së djathtë dhe një delegacioni në vizitë nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme.

Shkruar nga Anna Lombardi, La Repubblica, përktheu Shqiptarja.com

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?