Keir Starmer dhe Donald Trump

Bota

Trump jep ultimatum: Rusia ka 10-12 ditë për një marrëveshje me Ukrainën, nuk më intereson më të flas me Putin!

28 Korrik, 16:06| Përditesimi: 28 Korrik, 20:44

  • Share

"Nuk ka arsye për të pritur më gjatë, nuk kam parë ndonjë përparim. Do të jap një afat tjetër, 10-12 ditë nga sot". Presidenti i SHBA-së Donald Trump e tha këtë, duke folur mbi marrëveshjen e mundshme të armëpushimit midis Rusisë dhe Ukrainës.

"Ndoshta do ta shpall sonte ose nesër, nuk ka arsye për të pritur," tha ai, duke folur për shtypin nga Skocia, pas takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Ajo se çfarë mund të përfshijë njoftimi për të cilin flet Donald Trump, mund të jenë masat amerikane ndaj Rusisë.

"Mund të përfshijnë sanksione dhe ndoshta tarifa, tarifa dytësore," specifikoi ai, duke theksuar se nuk dëshiron ta marrë këtë masë ndaj Rusisë. E dua popullin rus, ata janë një popull fantastik", vijoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump shtoi se konflikti është një luftë vërtetë e përgjakshme dhe se arritja e një marrëveshjeje do të ishte "logjikë e shëndoshë". Ai ndërkohë, përjashton një bisedë tjetër mes tij dhe Vladimir Putin, duke shprehur sërish zhgënjimin ndaj këtij të fundit. 

"Nuk më intereson më të bisedoj me Putin. Ne Zhvilluam një bisedë shumë të sinqertë, por, bombardimet vazhduan sërish", u shpreh Presidenti i SHBA. 

Pak ditë më parë, Trump dha ultimatumin e parë ndaj Rusisë, e cila sipas tij kishte 50 ditë kohë të arrinte një marrëveshje për armëpushimin me Ukrainën. Deklarata e Trump afroi një takim në Stamboll javën e kaluar mes delegacioneve përkatëse, por armëpushimi duket ende larg.   

A.I/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?