Nga një takim mes presidentëve Trump dhe Putin

Bota

Trump: Ka 25% shanse që takimi me Putinin në Alaska të mos jetë i suksesshëm: Duhet të ketë shkëmbim territoresh Rusi-Ukrainë!

14 Gusht, 17:56| Përditesimi: 14 Gusht, 18:07

  • Share

Duke folur në ‘Fox News Radio’, Donald Trump u shfaq i bindur se Presidenti rus Vladimir Putin do të lëvizte drejt një marrëveshjeje.

Siç vuri në dukje ai, kërcënimi i sanksioneve të reja kundër Rusisë ishte një faktor vendimtar në organizimin e takimit, duke theksuar se stimujt dhe sanksionet ekonomike janë "mjete shumë të fuqishme" në negociata.

Presidenti amerikan sqaroi se takimi i nesërm do të përgatisë terrenin për një takim të dytë, i cili, siç tha ai, do të synojë "të arrijë një marrëveshje". Megjithatë, ai shmangu dhënien e detajeve rreth përmbajtjes së një marrëveshjeje të mundshme ose llojit të stimujve dhe sanksioneve që mund të vihen në tryezë.

Ai gjithashtu theksoi se "ekziston një shans prej 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm", informon media në fjalë.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se duhet të ketë një "shkëmbim kufijsh" midis Kievit dhe Moskës.

Në të njëjtën kohë, Trump tha se synon të komunikojë me Volodymyr Zelensky, si dhe me udhëheqësit evropianë pas samitit, por sqaroi se nuk do të ftojë askënd nëse diskutimi me Putinin nuk do të funksionojë.

Kur u pyet për mundësinë e një konference të përbashkët për shtyp me presidentin rus, Trump theksoi se ende nuk është e sigurt nëse do të ketë një prezantim të përbashkët për median. Megjithatë, ai u zotua të bëjë deklarata menjëherë pas takimit, pavarësisht nga rezultati.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 14/08/2025 19:23

    Për çfarë shkëmbimi të territoreve e ka fjalën Trump se vërtetë nuk po kuptohet asgjë..?! Ukraina nuk ka pretenduar ndonjëherë territor nga Rusia! Nëse “shkëmbim territoresh”, Trump nën kupton që Ukraina të japë Donbasin për të marrë pjesë të Zhaporizhias apo Kherson, atëherë STOP. Është e qartë që nuk bëhet fjalë për shkëmbim, por për çedim territoresh. Ose ne terminologjinë luftarake thuhet KAPITULLIM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?