Donald Trump

Bota

Trump: Ka shumë urrejtje mes Putinit dhe Zelenskyt, ndoshta paqja mes Ukrainës e Rusisë, s’është e mundur

4 Maj, 17:16| Përditesimi: 4 Maj, 17:20

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se paqja midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilën ai dikur e kishte premtuar se do ta arrinte shpejt, mund të mos jetë e arritshme.

"Ndoshta nuk është e mundur', tha ai. Ekziston një urrejtje e jashtëzakonshme mes atyre burrave”, tha Trump, duke folur për NBC Neës.

Ndërkohë presidenti rus Vladimur Putin tha në një intervistë se ka besim që paqja me Ukrainën është thjesht çështje kohe.

Sipas tij, Rusia nuk donte luftë dhe nuk ishte përgatitur për të në vitin 2014, por synonte një zgjidhje paqësore në Donbas.

“Ne sinqerisht aspironim ta zgjidhnim problemin e Donbasit me mjete paqësore. Por doli që pala tjetër mendoi dhe veproi në një drejtim tjetër", tha Putin.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?