Ne foto 5 ndihmesit e arrestuar te kreut te ISIS Al-Bagdadi

Bota
Top 24

Trump: Kapëm 5 krerët më të kërkuar të ISIS!/ Ja si ranë në kurth ndihmësit e Al-Bagdadit

10 Maj 2018, 22:13| Përditesimi: 10 Maj 2018, 22:19

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një lajmërim sot në Tëitter për të lajmëruar se pesë prej “Liderëve më të kërkuar të ISIS” janë kapur pasi ishin joshur që të shkonin nga Siria në Irak nëpërmjet disa mesazheve të rreme.

Policët irakianë përdorën celularin e leitnatit të kapur të ISIS Ismail al-Eithawi për të dërguar instruksione përmes një aplikacioni të besuar nga terroristët e ISIS, për katër liderët e tjerë në mënyrë që ta të vinin në Irak, ku edhe u kapën.

Aplikacioni përdorej zyrtarisht nga ISIS si një prej shërbimeve të mesazheve të tij të preferuara që prej 2015-s dhe ëhstë përdorur rregullisht nga grupi i terrorit për komunikime private dhe për të përhapur propagandën.

Al-Eithawi, që njihej gjiahstu si Abu Zaid al-Iraqi, u kap në shkurt nga inteligjenca turke dhe iu dorëzua irakianëve.

Eithawi ishte një ndihmës direkt i lideritit të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, përgjegjës për transferua financiare në llogaritë bankare të grupit në shtete të ndryshme.

Saddam al-Jamal, një sirian që u akuzua se mori pjesë në masakrën në provincën e Deir Ezzor më 2014 ku u vranë 700 anëtarë të një fisi që e kishte kundërshtuar ISIS, ishte anëtari i dytë më i rëndësishëm që u kap.

Gjatë operacionit u kapën edhe tre komandantë fushë-betejash si: siriani Mohamed al-Qadeer dhe dy irakianë, Omar al-Karbouli dhe Essam al-Zawbai.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?