Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizionin grek MEGA.
Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për bisedimet aktuale mes ShBA- Rusisë për luftën në Ukrainë pa Ukrainën dhe pa BE.
Edir Rama: Jetojmë në kohëra revolucionare. Ne duhet të jetojmë me të, të reagojmë ndaj kësaj, të mos ankohemi e të mos mendojmë se status quoja me të cilin jemi mësuar mund të na ndihmojë.
Kur bëhet fjalë për këtë pyetja ime nuk ka të bëjë me SHBA e Rusinë por Europën. Çfarë po bën Europa në këto rrethana ku SHBA e Rusisë po diskutojnë për një gjë që ka të bëjë me Europën. Më duhet tju them se këto janë ato raste kur ndjej keqardhje për miq e kolegët e mi që janë në krye të Europës se ju duhet të bëjnë zgjedhje të vështira dhe nuk u kam aspak zili.
A jeni dakord me ata që thonë se kamungesë qeverisjeje në BE?
Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë.
A ka kërcënim ekzistencial Europa?
Është fjalë e madhe, por më keq se kërcënimi ekzistencial do të ishte që ky kontinent të shndërrohej në i parëndësishëm.
Në 2016 shkaktuat reagime kur thatë se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike. A keni ndryshuar mendje?
Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim. Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm.
Nëse NATO do të garantojë një marrëveshje të mundshme të paqes në Ukrainë, a do të ishit I prirur për të dërguar trupa për të zbatuar marrëveshjen me Ukrainë. Kemi dëgjuar që kryeministri britanik të thotë Po?
Unë jam shumë më i gjatë se kryeministri britanik por vendi im është më I vogël. Është shumë më komplekse sesa kaq. Nuk duhet të vazhdojmë të mendojmë në mënyrë lineare. Nuk është vetëm një por janë një sërë gjërash.
Kur mendoni se do të jeni anëtarë me të drejta të plota në BE dhe çfarë është gjëja më e vështirë që Shqipëria duhet të ndryshojë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit?
I gjithë procesi nuk është I lehtë. Të negociosh me BE është shumë sfiduese se ka të bëjë me të ndryshuarit dhe transformimin e vetes dhe ta bësh pjesën e një mozaiku shumë të madh. Është proces shtetndërtimi demokratik e ne kemi bërë shumë. Sot kemi 12 milionë turistë. Kemi aeroportin me rritjen më të madhe në Europë. Ka ndryshuar dicka thelbësore. PBB është rritur më shumë se dyfish gjatë këtyre viteve që jam në detyrë. Të ardhurat tona janë rritur më shumë se dyfish, por duhet të bëjmë më tepër.
Na duhej Vladimir Putin që Europa të zgjohej për të shtyrë këtë proces, e kemi plan që brenda 2027 ta mbyllim pjesën teknike. Objektivi im është 2030 të jemi së bashku në të njëjtën familje të madhe.
Lajmi kryesor:
Çështja e detit në Hagë/ Rama për televizionin grek: Humbëm shumë nga vrulli i parë! U dogj jorgani për 1 plesht, duhet palët të ulen e punojnë! Me Greqinë marrëdhënie skizofrenike, të hiqet ligji i luftës
S.G/r.k./ReportTv.al