Bota

Trump kërcënon: Do të reagojmë me asgjësim, nëse është e nevojshme

26 Qershor 2019, 08:55| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 15:26

  • Share

Deklaratave të presidentit iranian Hassan Rouhani, i cili komentoi sanksionet e fundit të imponuara nga SHBA ndaj Teheranit, duke akuzuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për vonim mendor, Donald Trump u përgjigj me një nga mesazhet e tij karakteristike, agresive dhe  eksituese. "Këto janë fjali ofenduese dhe prej injorantësh. Me deklaratat e tyre ata tregojnë se janë jashtë realitetit. Kundrejt çdo sulmi Iranian, ne  do të reagojmë me forcë dërrmuese, të cilat në disa raste mund të nënkuptojnë asgjësim". - shkruan Trump në një postim në Twitter

Zemërimi i Rouhanit vjen kryesisht ndaj sanksioneve kundër udhëheqësit suprem, Ayatollah Khamenei, llogaritë financiare të të cilit jashtë vendit janë ngrirë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsërit se Shtetet e Bashkuara synojnë të vazhdojnë me vijën e ashpër ndaj Teheranit: Është një qëndrim i papjekur dhe fëminor, ai iranian, por Shtetet e Bashkuara do të mbeten të vendosura në ndërmarrjen e veprimeve që Presidenti i ka ekspozuar në strategjinë e tij.

Dhe si për të paralajmëruar Teheranin për pasojat e mundshme që ai do t ketë në rast të shkeljes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se: Shkelja e marrëveshjes nga ana e Iranit do të ishte një gabim serioz dhe një përgjigje të gabuar ndaj presionit të ushtruar nga Shtetet e Bashkuara.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?