Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong Un

Bota

Trump kërcënon Kim Jong Un: Mund të ketë të njëjtin fat si Gedafi

17 Maj 2018, 23:06| Përditesimi: 17 Maj 2018, 23:10

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon liderin Koreano-verior Kim Jong Un se do të ketë të njëjtin fat si Muammar Gaddafi, nëse nuk pranon marrëveshjen për programin e armëve bërthamore.

“Modeli, nëse i referoheni atij me Gaddafin, ishte një ekzekutim total. Ne shkuam atje për ta thyer atë. Tani, ai model mund të përsëritet sërish nëse ne nuk bëjmë një marrëveshje, që ka shumë gjasë të ndodhë. Por, nëse ne arrijmë një pakt, mendoj se Kim Jong-un do të jetë tepër, tepër i lumtur”, deklaroi presidenti Trump.

Deklaratat presidentit Trump vijnë pak para takimit me liderin koreano-verior Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor, por pas debateve në distancë pritet që të acarohen më shumë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të vendos në pikëpyetje takimin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?