Bota

Trump kërcënon Macron-in: Do të ngre tarifat për verërat franceze

24 Gusht 2019, 11:09| Përditesimi: 24 Gusht 2019, 11:13

  • Share

Para se të arrinte në Francë, e cila pret samitin e G7 këtë fundjavë në Biarritz, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të miratojë tarifa shtesë për verërat franceze, në shenjë hakmarrjeje për vendosjen e një takse nga Parisi për gjigantët e teknologjisë së lartë amerikane, si Google.

"Sinqerisht nuk dua që Franca t'i ritaksojë kompanitë tona. Është shumë e padrejtë" - tha Trump për shtypin në Shtëpinë e Bardhë. "Nëse ata reagojnë” paralajmëroi ai, "ne do taksojmë verërat franceze “

Para fillimit të G7, Kryeministri britanik Boris Johnson bëri të qartë se Britania e Madhe  do të jetë një "partner energjik" për aleatët e tij ndërkombëtarë, edhe pas Brexit.

Debutimi i kryeministrit konservator është shumë i pritur në samitin e G7-ës.

Në samitin e Biarritz, kthimi i Brexitit, klima, Irani dhe Rusia në G8, do të jenë temat kryesore të diskutimeve. Në tryezë gjithashtu do të jetë Amazona në flakë, një temë që bashkon gjithë pjesëmarrësit e Biarritz.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?