Donald Trump

Bota

Trump kërcënon përsëri/ Tarifa doganore prej 35% për BE-në nëse nuk investojnë në SHBA siç kanë premtuar! Deri në 250% për produktet farmaceutike

5 Gusht, 15:39| Përditesimi: 5 Gusht, 16:37

  • Share

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa doganore prej 35% ndaj Bashkimit Evropian nëse këta të fundit nuk arrijnë të përmbushin angazhimin e tyre për të investuar në mallra amerikane, tha Donald Trump në një intervistë me CNBC.

Kur u pyet se cilat janë "kriteret" e marrëveshjeve për të detyruar BE-në të përmbushë premtimet e saj , Trump fillimisht deklaroi se BE-ja do të paguante 650 miliardë dollarë, por më pas e rrumbullakosi shifrën në 600 miliardë dollarë.

"Ne jemi përsëri një vend i pasur", tha Trump, duke shtuar se investimi prej 600 miliardë dollarësh mund të përdoret "për çfarëdo që dua".

Trump do të njoftojë gjithashtu tarifat doganore për çipat dhe gjysmëpërçuesit javën e ardhshme ose menjëherë pas kësaj.

Ndërkohë sa i përket tarifave doganore për produktet farmaceutike të importuara në SHBA Trump nënvizoi se ato mund të arrijnë deri në 250%.

"Fillimisht do të aplikojmë tarifa doganore të reduktuara për produktet farmaceutike, por në një vit, një vit e gjysmë më së shumti, ato do të rriten në 150% dhe pastaj në 250%, sepse duam që produktet farmaceutike të prodhohen në vendin tonë", theksoi Trump.

Trump shprehu gjithashtu optimizëm për një marrëveshje tregtare me Pekinin së shpejti.

"Jemi afër një marrëveshjeje me Kinën" dhe "mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë", deklaroi Trump teksa shtoi se Presidenti kinez Xi Jinping "ka kërkuar një takim".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 05/08/2025 16:02

    Mire jua ben ketyre kuajve te ngordhur Europiane sepse nuk ka politikane por disa servile qe nuk kane kellqe tja kthejne me te njejten mennyre ketij trapit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?