Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se do të rrisë ndjeshëm tarifat doganore për mallrat nga India duke e akuzuar vendin se blen “sasi të mëdha nafte ruse”.
"India jo vetëm që po blen sasi të mëdha të naftës ruse, por më pas, për pjesën më të madhe të naftës së blerë, e shet atë në tregun e hapur për fitime të mëdha. Nuk u intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës", tha Trump në një postim në Truth Social.
Ai nuk dha detaje se cila do të jetë tarifa.
Ministria e Tregtisë e Indisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Trump tha javën e kaluar e do të vendoste një tarifë doganore prej 25% për mallrat e importuara nga India teksa shtoi se ekonomia e pestë më e madhe në botë do të përballet gjithashtu me një dënim të paspecifikuar, por as për këtë nuk dha informacion të mëtejshëm.
Gjatë fundjavës, dy burime nga qeveria indiane i thanë Reuters se India do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të Trump.
Komente

Oj bote frikacake zgjohu nga gjumi dhe trgoja dhembet Amerikes dhe thuani TRAPIT se dote hame nji here ma pak ne dite por nuk behemi te mvarur nga ju keshtu dota kuptojne JANKIS.
PërgjigjuAmerika nuk e kupton qee asnje shtet nuk i frikesohet sepse nuk jane ata fuqia e pare ne bote koha e spostoj por te vetmit qe nuk e kane kuptuar jane pikerisht amerikanet qe vazhdojne te bejne presione si dikur
Përgjigju