Umnik

Kosova & Rajoni

Trump kërkon largimin e UMNIK nga Kosova

9 Prill, 17:49| Përditesimi: 9 Prill, 17:53

  • Share

Administrata e re amerikane ka bërë lëvizjen e parë publike në raport me Ballkanin Perëndimor duke kërkuar largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara UMNIK.

Kërkesa u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit nga i ngarkuari me punë në këtë organizatë John Kelley dhe u mbështet edhe nga ministrja e Jashtme Donika Gervalla.
 

“Ka ardhur koha për të tërhequr UNMIK-un nga Kosova. Ne kërkojmë mbylljen graduale të këtij misioni.  Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtare. UNMIK-u është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81 për qind të buxhetit të tij që shkon për pagat e personelit edhe pse misioni ka tejkaluar prej kohësh mandatin e tij”, është shprehur John Kelley.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?