TIRANË - Ekspertët Lutfi Bilalli dhe Geron Kamberi komentuan në ‘Studio Live’ deklaratat e Trump pas takimit me Netanyahun se do kryhet zhvendosja e palestinezëve në një territor tjetër, teksa Rripi i Gazës do rindërtohet nga SHBA.
Bilalli dyshon nëse diçka e tillë do jetë e realizueshme. Për Arbër Hitajn thekson se problemi do mbetet tek destinacioni i banorëve të zhvendosur pasi Jordania dhe Egjipti nuk i pranon.
'Sigurisht besoj se është e çuditshme dhe mendoj nëse do jetë e realizueshme. Trump është përballur dy muaj me këtë ide. Për tu realizuar është problematike. Gaza deri në 1967 ka qenë pjesë e Egjiptit. Futja dhe krijimi i një riviere të re amerikane do jetë problematike. Arsyeja do jetë destinacioni ku do shkojnë banorët se nuk dihen. A do përdoret shkretëtira e Beer Shebës? Pas 1948 kjo është përplasja më e madhe e depërtimit të milionave banorëve. Trump ka një shpresë te Arabia Saudite. Më duket reagim zyrtar konkret, dhe mendoj se frontet e Trump nga Kanada, Meksika dhe Lindja e Mesme mund të jetë lehtësim për rusët. Por si ide ka qenë e habitshme dhe mendoj se a ka interesa Kushner, dhëndri i tij në këtë rivierë. Do jetë problematike. Mund të realizohej nëse Egjipti, do pranonte. Mendoj se problematika qëndron që me të vërtetë se Hakan Fidan e quajti ligji i xhunglës. Mund të jetë si burim baroti për të ardhmen e Lindjes së Mesme.'
Kamberi tha se ky vizioni i thjeshtësuar u Trump mund të jetë një qetësim për izraelitët.
'Largimi i banorëve dhe marrja në kontroll e Rripit të Gazës, ka lidhje me atë që quhet me vizionin e thjeshtësisë së Turmp. Për të zhvendosur popullsinë dhe për të ndërtuar një resort, për ta shndërruar Gazën në një resort pushimi për t’i dhënë qetësuar izraelitët. Një vizion i thjeshtësuar i një çështjeje të tillë të ndërlikuar, nuk kanë arritur të prodhojnë 75 vjet një histori suksesi. Ka qenë vetëm një ide nuk ka shkuar në materializim. Nuk është aq e thjeshtë. Popullsia e Gazës po rikthehet në territorin e saj. Nëse ka një gjë të vërtetë të Trump, Gaza është tërësisht e shkatërruar dhe pamundëson një jetesë normale.'
Bilalli shtoi më pas se destinacion për banorët e zhvendosur mund të jenë edhe vende të Europës, si Shqipëria.
'Besoj se krahu ekstrem në Tel Aviv e ka pritur me ngazëllim. Faza e dytë të planit të armëpushimit tani fillon. Nëse dështon Jordania dhe Egjipti ndonjë vend europian mund të jetë pikë ku mund të sillen palestinezët. Është folur edhe për Shqipërinë. Hyjmë në një fazë të rrezikshme po qe se në Lindjen e Mesme nuk ka qetësi. Situata mund të eskalojë. Ardhja e 2 mln gazianëve në Jordani prish baraspeshën dhe rrezikon pushtetin e mbretit Abdullah. Plani i Trump vështirë të realizohet, por jo i pamundshëm.'
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)