Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Volodymyr Zelensky mund ta përfundojë luftën me Rusinë menjëherë nëse dëshiron. Në një postim në Truth Social, ai shprehet se Kievi nuk mund të pretendojë që të marrë Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe as të futet në NATO.
"Presidenti ukrainas Zelensky mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë. Kujtoni si filloi e gjitha. Nuk mund ta merrni përsëri Krimenë që Obama ju dha (12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë e shtënë!), dhe nuk mund ta fusni Ukrainën në NATO. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!", shkroi Trump.
Lajmi kryesor:
LIVE- Samiti i Ukrainës/ Mbyllen bisedimet me Zelenskyn dhe liderët e BE, Trump telefonon Putin! Presidenti ukrainas: Gati për zgjedhje dhe takim trepalësh! Përplasje për armëpushimin
Xh.D/ReportTv.al