Pas performancës së saj në ‘Super Boël’, ku tregoi se është sërish në pritje të ëmbël, Rihanna është kritikuar nga Donald Trump, i cili në rrjetin e tij social Twitter e cilësoi “dështim epik”.
Performanca e saj e cilësuar si "Shoë më e keqe e gjysmës së parë në historinë e Super Boël" nga ish-presidenti ndoshta erdhi si një tronditje për ndjekësit, pasi shumica e përshkruan atë si "të paharrueshëm" dhe "mahnitës". Por shumë përpara se të dilte në skenë në Stadiumin State Farm të Arizonës të dielën mbrëma, Rihanna e dinte se Trump do të ishte një nga kritikët e saj më të ashpër.
Të enjten, Trump deklaroi se nuk ka “asnjë talent” këngëtarja e famshme, e cila ka fituar 9 herë çmime ‘Grammy’ dhe është nominuar për çmimin ‘Oscar’. Ky reagim i Trump ka ardhur pasi Rihanna e ka treguar hapur se nuk e mbështet.
Në disa postime në Instagram në vitin 2020 e bëri të qartë se nuk e donte Trump si president të SHBA. Por disa ditë më parë, Trump e sulmoi sërish Rihannën duke thënë se pa stilistin e saj, do të ishte asgjë.