Donald Trump

Bota

Trump kritikon sulmin izraelit në Doha: Nuk jam i kënaqur me asnjë aspekt të tij

10 Shtator, 10:35| Përditesimi: 10 Shtator, 10:39

  • Share

Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha të Katarit një ditë më parë. Pas këtij sulmi Presidenti i SHBA Donald Trump ka shprehur zemërim dhe zhgënjim të thellë pas sulmit izraelit në Doha, duke e quajtur situatën “shumë të pakënaqshme në çdo aspekt”.

Nuk jam i kënaqur! Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë - ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi. Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme”, tha Trump për gazetarët.

Në një postim në rrjetet, Trump shkroi se vendimi për të sulmuar u mor nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe jo prej tij. Dhe se në kohën kur administrata e tij ishte njoftuar për sulmin - nga ushtria amerikane - ishte tepër vonë për të ndaluar bombardimet.

Ai shtoi se bombardimi i njëanshëm i Katarit, të cilin e përshkroi si një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara, nuk i avancoi qëllimet e Izraelit apo të Amerikës.

Nga ana tjetër Trump nënvizoi se kishte folur me Kryeministrin dhe Emirin e Katarit për t'i siguruar ata se një sulm i tillë nuk do të ndodhte përsëri në tokën e tyre.

Mediat izraelite raportuan se sulmi u krye duke përdorur 15 avionë luftarakë izraelitë, duke qëlluar 10 municione kundër një objektivi të vetëm. Dëshmitarët në Doha thanë se dëgjuan deri në tetë shpërthime të ndara.

Hamasi ka konfirmuar se gjashtë anëtarë të tij u vranë gjatë sulmit. Sipas deklaratës, gjashtë viktimat janë Hamam Al-Hayya, djali i kryenegociatorit Khalil Al-Hayya; Jihad Lubbad, drejtor i zyrës së Al-Hayya,  tre roje sigurie një anëtar i Forcës së Sigurisë së Brendshme të Katarit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?