Presidenti i SHBA, Donald Trump

Bota

Trump kushte NATO-s: Sanksione Moskës e ndaloni së bleri naftën ruse, tarifa doganore 50-100% Kinës! Nëse bëni s'i them unë, lufta në Ukrainë do mbarojë shpejt

13 Shtator, 14:04| Përditesimi: 13 Shtator, 14:33

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka diktuar NATO-s disa kushte për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai thotë se do të vendosë sanksione të forta ndaj Moskës nëse vendet anëtare bëjnë të njëjtën dhjë dhe ndalojnë së bleri naftën ruse, ndërsa propozon gjithashtu që Aleanca, si grup, të vendosë tarifa doganore nga 50-100% Kinës për të dobësuar kontrollin e saj ekonomik mbi Rusinë.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se angazhimi i NATO-s për të fituar luftën “ka qenë shumë më pak se 100%” dhe se blerja e naftës ruse nga disa anëtarë të aleancës është “tronditëse”. Ai shprehet i bindur se nëse NATO bën atë që thotë ai, lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti.

“Nëse NATO bën siç them unë, LUFTA do të përfundojë shpejt dhe të gjitha këto jetë do të shpëtohen! Nëse jo, ju thjesht po më humbni kohën, dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”, ka shkruar Trump në letrën publikuar në rrjetin e tij social.

Një deklaratë e tillë vjen pas kërcënimeve të mëparshme të Trump për sanksione ndaj Moskës dhe sanksione dytësore ndaj vendeve që blejnë naftën e saj, siç janë blerësit kryesorë, Kina dhe India. Turqia ka qenë blerësi i tretë më i madh, ndërsa anëtarë të tjerë të aleancës prej 32 shtetesh të përfshirë në blerjen e naftës ruse janë Hungaria e Sllovakia.


NJË LETËR E DËRGUAR NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP PËR TË GJITHA VENDET E NATO-S DHE PËR BOTËN:

“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALIN BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të FITUAR ka qenë shumë larg 100%-shit, dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse! Kjo dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë tuaj për pazare ndaj Rusisë. Gjithsesi, unë jam gati të “nisem” kur të jeni edhe ju. Thjesht më thoni kur? Besoj se kjo, plus NATO, si një grup, duke vendosur TARIFA NGA 50% deri në 100% MBI KINËN, të cilat do të hiqen plotësisht pas përfundimit të LUFTËS me Rusinë dhe Ukrainën, do të ndihmojë gjithashtu shumë për t’i dhënë fund kësaj lufte vdekjeprurëse, por QESHARAKE. Kina ka një kontroll të fortë, madje ndikim, mbi Rusinë, dhe këto tarifa të fuqishme do ta thyejnë atë ndikim. Kjo nuk është LUFTA E TRUMP-IT (nuk do të kishte nisur kurrë po të isha unë President!), kjo është LUFTA e Biden-it dhe Zelenskyt. Unë jam këtu vetëm për ta ndaluar, dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase (7,118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. ÇMENDURI!). Nëse NATO bën siç them unë, LUFTA do të përfundojë shpejt dhe të gjitha këto jetë do të shpëtohen! Nëse jo, ju thjesht po më humbni kohën, dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!

DONALD J. TRUMP, PRESIDENTI I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.”

Reagimi i Trump 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?