Kosova & Rajoni
Top 24

Trump letër Vuçiçit: Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

15 Shkurt 2019, 16:12| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 16:15

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, letër për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ku mes tjerash ka kërkuar njohje të ndërsjellë në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën, të cilën e ka publikuar presidenti Vuçiç, në faqën zyrtare.

Trump ka kërkuar nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. “Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike ", thuhet në letrën e presidentit Trump.

Komento

Komente

  • Butoni: 15/02/2019 17:39

    Natyrisht qe pa shkemibime territoresh, dhe ne kete menyre komunistet e Shqiperise se Madhe, presidenti Trump i la si m... ne shi ahahahahha

    Përgjigju
    • sali krimineli: 15/02/2019 20:36

      Ku mesove shqip ti more t**p?ne cilin vend te ka ngelur kaseta?ruaj kafazin se zogjt te kane ikur per lesh o i trash fashist neonazist

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?