Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të hënën e lidhi autizmin me përdorimin e Paracetamolit Tylenol (Tajlenol) nga gratë shtatzëna dhe fëmijët, pretendime të cilat nuk mbështeten nga shkenca.
Studiues të farmaceutikës dhe kërkues për autizmin në SHBA dhe Itali, thonë se vëzhgimet apo lidhja mes të dyjave është rastësore dhe se paracetamoli mbetet ilaçi më i sigurtë për tu marrë gjatë shtatëzanisë.
"Mos e merrni Tajlenolin. Edhe nëse iu duhet ta përdorni luftoni dhe bëni çmos të mos e pini" thaTrump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë të cilën më herët e kishte cilësuar si një nga deklaratat më të mëdha që do të ishte mbajtur nga presidenca amerikane për shëndetësinë.
Sipas Presidentit amerikan ekzistonte një lidhje midis përdorimit të paracetamolit Tajlenol dhe zhvillimit të autizmit gjatë shtatzënisë.
Pohimi i Trump shkaktoi menjëherë reagimin e komunitetit shkencor të cilët e kundërshtojnë atë.
"Do të thoja se kemi prova të forta se acetaminofeni nuk po shkakton autizëm. Sigurisht që nuk është shkaku i autizmit. Kështu që, të bësh atë lloj deklarate se askush nuk duhet të marrë Tylenol, heq natyrën e individualizuar të mënyrës se si praktikojmë mjekësinë dhe se si këto ilaçe përshkruhen për familjet, për njerëzit për të cilët janë të përshkruara si gjatë shtatzënisë ashtu edhe për fëmijët", tha Dr. Audrey Brumback, Kërkuese në Universitetin e Austin, Teksas.
Profesori Italian Giuseppe Remuzzi thotë në një intervistë për Corriere, se lidhja e përdorimit të paracetamolit me autizmin është e rastësishme.
"Gjatë viteve, ka pasur raportime për lidhje midis grave që morën paracetamol dhe fëmijëve të lindur me autizëm. Është një vëzhgim i rastësishëm që nuk mund të përkthehet si shkak-pasojë", tha Giuseppe Remuzz.
Po, sa e sigurtë është marrja e paracetamolit nga gratë shtatzëna?
"Shoqatat kryesore shkencore që merren me çështjet e shëndetit të nënës dhe fëmijës rekomandojnë që, nëse nëna ka ethe, paracetamoli është alternativa më efektive, krahasuar me ibuprofenin dhe aspirinën. Natyrisht, si çdo ilaç, duhet të merret me shumë kujdes, por mjekët dhe vetë gratë e dinë mirë këtë. Deri më sot, paracetamoli mbetet ilaçi më i sigurt për t'u marrë gjatë shtatzanisë" shtoi Remuzz.
Pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nisi këtë të martë procesin për ndryshimin e etiketës së përdorimit të acetaminofenit Tylenol apo paracetamol siç njihet në Europë, duke mbështetur indiciet e thëna nga Trump dhe Kennedy.
Agjencia Evropiane e Barnave ndërkohë, tha se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, duke e cilësuar atë të sigurtë për përdorim nga gratë shtatëzëna.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha sot se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë shtatzënisë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave të fëmijërisë dhe marrjen e ilaçit të njohur kundër dhimbjeve, Tylenol, nga gratë gjatë shtatzënisë.
Kësisoj, ai e ngriti në qendër të politikës shëndetësore të SHBA-së një pretendim që nuk mbështetet nga prova shkencore.
“Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit", tha EMA në një deklaratë për Reuters.
Agjencia shtoi se paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë kur është i nevojshëm, por gjithmonë në dozën dhe shpeshtësinë më të ulët efektive.
Komente

Sa Tylenol i paske dhene Melanise o qyq
Përgjigjuhahaa lere a paska mbyt
Tylenol = Paracetamol
Përgjigju