Mbledhja e kabinetit presidencial të SHBA, 26 shkurt 2025

Bota

Trump mbledh kabinetin presidencial/ Njofton tarifa doganore 25% për BE dhe mburr Musk para sekretarëve: Kush s'e pëlqen, të largohet tani! Manjati i teknologjisë: Shkurtime ose SHBA falimenton

26 Shkurt, 19:36| Përditesimi: 26 Shkurt, 20:32

  • Share

Takimi i parë kabinetit presidencial të Donald Trump u hap me një lutje, më pas presidenti mori fjalën dhe renditi disa nga rezultatet e arritura në muajin e parë të administratës së tij.

"Një nga iniciativat më të rëndësishme është departamenti për efikasitetin e qeverisë," tha presidenti amerikan, duke i kërkuar Elon Musk-ut të fliste.

"Nuk mund të përballojmë si shtet një deficit prej 2.000 miliardë dollarësh. Duhet të veprojmë, përndryshe Amerika do të shkojë drejt falimentimit," tha Musk në fjalën e tij.

"Qëllimi i Doge është të përballet me deficitin." Për ta arritur këtë, miliarderi specifikoi se duhet të "kursejmë 4 miliardë dollarë në ditë."

Musk përgëzoi ekipin qeveritar të Trump: "Është më i miri i të gjitha kohërave."

Ai nuk ishte ulur në tavolinë me ministrat, por iu drejtua atyre duke qëndruar në këmbë. Miliarderi mbante një kapele me strehë të zezë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Një gazetar e pyeti Musk-un nëse anëtarët e kabinetit ishin të kënaqur me punën e tij. Në atë moment ndërhyri Trump, duke pyetur:

"A ka njeri që nuk është i kënaqur me Elon? Nëse po, do ta largojmë menjëherë."

Pas kësaj deklarate, të pranishmit shpërthyen në duartrokitje për Musk-un. Më pas, Trump vazhdoi: "Ata kanë shumë respekt për Elon dhe për atë që po bën ai. Disa mund të kenë pak mospajtime, por ju them se shumica jo vetëm që janë të kënaqur, por edhe entuziastë."

Duke folur me gazetarët, Trump njoftoi gjithashtu se ishte marrë një vendim për tarifat doganore ndaj Bashkimit Evropian, të cilin "do ta shpallim shumë shpejt."

Ai shtoi se "në terma të përgjithshëm" tarifat do të jenë 25% "për makinat dhe për të gjitha gjërat e tjera."

Trump shtoi: "I dua vendet evropiane, por Bashkimi Evropian u krijua për të mashtruar Shtetet e Bashkuara."

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 26/02/2025 20:10

    Zoti e bekoftë Amerikën "All in One"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?