Donald Trump, president i SHBA-ve

Bota

Trump, minus 7 pikë në indeksin e miratimit Rasmussen

4 Mars, 19:23| Përditesimi: 4 Mars, 19:30

  • Share

Kompania e sondazheve ‘Rasmussen’ është e vetmja që zhvillon në SHBA sondazhe ditore, ku mat çdo ditë nivelin e miratimit/mosmiratimit të punës së presidentit amerikan.

Kompanitë e tjera bëjnë sondazhe dyjavore ose mujore. Gjithashtu ‘Rassmusen’ ndryshon nga kompanitë e tjera se anketon vetëm ata amerikanë që kanë gjasa të votojnë (jo të gjithë amerikanët në moshë për votim).

Presidenti Trump i është referuar shpesh sondazheve të kësaj kompanie në dekadën e fundit.

Indeksi 'Rasmussen'

Në sondazhin e publikuar sot nga ‘Rasmussen’, plot 41% e amerikanëve me gjasa për të votuar kanë mosmiratim të fortë për punë e Presidentit Tramp.

Nga ana tjetër vetëm 34% e tyre kanë miratim të fortë. Domethënë, në indeksin ditor të miratimit, ai del me minus 7 pikë (shihni grafikun më poshtë.

Paralelisht, Indeksi Russell i vlerës mesatare të 3000 kompanive më të mëdha në bursat amerikane ka rënë pothuaj 5% gjatë muajit të fundit.

Indeksi i 'Russell'

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?