Presidenti Trump dhe zonja e parë amerikane,së bashku me amerikanët e burgosur që u liruan nga Koreja e Veriut

Bota

Trump mirëpriti 3 të burgosurit e liruar nga Koreja e Veriut: Falenderojmë Kim Jong Un

10 Maj 2018, 12:45| Përditesimi: 10 Maj 2018, 12:54

  • Share

Donald Trump sot mirëpriti tre amerikanë të burgosur në Korenë e Veriut që u rikthyen  përsëri në SHBA dhe tha: ‘Ne duam ta falënderojmë Kim Jong Un’.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania arritën në Bazën Ajrore të Andrews jashtë Uashingtonit në orën 2 të mëngjesit për të përshëndetur Kim Dong Chul, Kim Hak Song dhe Tony Kim dhe i quajti ‘njerëz të pabesueshëm’.

Në skenat e publikuara presidenti Trump dhe Zonja e Parë përshëndeten dhe duartrokitën njerëzit të cilët u kthyen në tokën amerikane duke dhënë shenja triumfuese ‘V’ të përdorura për të nënkuptuar paqen dhe fitoren.

Në pistë, presidenti amerikan citohet të ketë thënë: “Këta janë njerëz të mëdhenj. Sinqerisht, nuk menduam se kjo do të ndodhte, por ndodhi. Kjo është një natë e veçantë për këta tre njerëz me të vërtetë të shkëlqyer”.

Siç thuhet më tej, Trump gjithashtu falënderoi Kim Jong Un për lirimin e tyre, duke e quajtur këtë një gjë të mrekullueshme, duke shtuar se ai beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut vërtetë dëshiron të bëjë diçka dhe ta sjellë shtetin në botën reale.

Të tre burrat u liruan të mërkurën pas tre vitesh burg dhe punë të rëndë kur Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, u largua nga Pyongyang pas një takimi me Kim Jong Un.

Pompeo ishte atje edhe për të formalizuar planet përfundimtare për një samit të Trump-Kim në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?