Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Melania Trump, kanë mbërritur në Kështjellën Windsor ku u përshëndetën me Mbretin Charles III, Mbretëreshën Camilla si dhe Princin dhe Princeshën e Uellsit për të filluar vizitën shtetërore dy-ditore.
Trump dhe Mbreti Charles udhëtuan së bashku në Karrocën Shtetërore Irlandeze. Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë Melania Trump udhëtuan pas tyre në Karrocën Shtetërore Skoceze.
Rruga e procesionit ishte e mbushur me anëtarë të forcave të armatosura dhe tre banda ushtarake.
Teksa ata kaluan në sfond u dëgjuan himnet kombëtare amerikane dhe britanike.
Familja Trump dhe familja mbretërore hynë më pas në Kështjellën Windsor për një drekë brenda Sallës së Ngrenies Shtetërore dhe për një ekspozitë të kuruar posaçërisht të artikujve që lidhen me SHBA-në nga Koleksioni Mbretëror në Sallën e Vizatimit të Gjelbër.
Trump u ftua nga Mbreti Charles dhe bëhet presidenti i parë i SHBA-së që merr një ftesë për vizitë të dytë shtetërore. Trump ka folur prej kohësh për admirimin e tij për Familjen Mbretërore dhe për kulturën britanike në tërësi.
Lajm në përditësim...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë nisur një vizitë zyrtare në Kështjellën Windsor, ku u pritën nga mbreti Charles III, mbretëresha Camilla, si dhe princi dhe princesha e Uellsit.
Ndërsa Donald Trump dhe mbreti Charles III, inspektuan gardën e nderit, presidenti eci disa hapa përpara monarkut, duke përsëritur një tjetër veprim që bëri gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në vitin 2019, kur eci para mbretëreshës Elizabeth II.
Megjithatë, Pallati Mbretëror tha në vitin 2019 se ecja e Trump përpara mbretëreshës nuk përbënte shkelje të protokollit. Pallati gjithashtu nuk kundërshtoi kur Trump vendosi dorën në shpinë të mbretëreshës së ndjerë pas dollisë së tij.
Edhe pse Trump e vendosi veten përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa inspektonte rojën e nderit, ai dhe Charles dukeshin në humor, pasi të dy kapën duke shkëmbyer një shaka ndërsa ecnin nëpër oborrin e Kështjellës Windsor.
Foto: Jeffrey Epstein dhe Donald Trump
Mes vizitës së presidentit amerikan, demonstratat anti-Trump të organizuara nga Koalicioni ‘Stop the Trump’ pritet të zhvillohen në Londrën qendrore dhe në Windsor.
Koalicioni “Stop Trump” thotë se dëshiron të “luftojë kundër qeverisë britanike dhe elitës politike kur ajo përpiqet të qetësojë” politikat e Trump.
“Kjo do të jetë një protestë masive kundër vizitës shtetërore të Trump. Trump dhe politikat e tij autoritare nuk janë të mirëpritura këtu. Keir Starmer nuk duhet t’i shtrojë tapetin e kuq Trumpit.
Ata tashmë janë të frikësuar. Ata kanë zgjedhur datën e parë të mundshme që e pengon Trumpin të jetë në gjendje t'i drejtohet Parlamentit. Ne e dimë që Trump është thellësisht jopopullor me publikun.
Kemi mobilizuar qindra mijëra njerëz kundër Trump gjatë mandatit të tij të parë dhe që atëherë ai vetëm është përkeqësuar vetëm. Po punojmë me shpejtësi për të bashkuar të gjitha lëvizjet - për demokraci, për barazi, kundër ndryshimeve klimatike, për një Palestinë të lirë - për të treguar unitetin tonë kundër Trump”, tha zëdhënësja e Koalicionit “Stop Trump”, Seema Syeda.
Siguria është rritur në të dyja vendet, me policinë në gatishmëri të lartë. Shërbimi i Policisë Metropolitan e të Londrës tha se në zonë ka më shumë se 1,600 oficerë.
Foto: Keir Starmer dhe Donald Trump
Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që arriti një marrëveshje tregtare me SHBA-në për të shmangur tarifat doganore të Presidentit Donald Trump - taksat e larta të importit për të gjithë partnerët tregtarë që ai i zbuloi në prill.
Edhe pse SHBA-të e mbajtën taksën e re bazë mbi importet e Mbretërisë së Bashkuar në 10%, u ra dakord për disa përjashtime për makinat britanike, pjesët e aeroplanëve, çelikun dhe aluminin, si dhe mallrat bujqësore si mishi i viçit.
Kur marrëveshja - ose, më saktë, korniza për një marrëveshje të plotë - u zbulua në muajin maj, kryeministri britanik Keir Starmer u pyet nëse kishte një përmirësim në marrëdhëniet tregtare të gjashtë muajve më parë, përpara se Trump të merrte detyrën.
Ai u përgjigj: "Pyetja që duhet të bëni është: A është më mirë se ku ishim dje?"
Nga kjo pikëpamje, ishte një përmirësim.
Por marrëveshja e re nuk ka hyrë ende në fuqi dhe nuk është e qartë se kur do të hyjë në fuqi.
Për momentin, çeliku dhe alumini në Mbretërinë e Bashkuar janë ende subjekt i tarifave të larta doganore prej 25% - të vendosura nga Trump në fillim të këtij viti.
Taksat i kanë dhënë një goditje të mëtejshme industrisë britanike të çelikut dhe, sipas konsulencës Capital Economics, kërcënojnë ekonomitë rajonale të Uellsit, Yorkshire dhe Humberside, ku ndodhen shumica e vendeve të punës në çelik.
Një tjetër ‘viktimë’ e marrëveshjes tregtare me Trump ka qenë prodhimi i bioetanolit në Britani, një lloj etanoli - karburant dhe tretës .
Muajin e kaluar, Associated British Foods njoftoi mbylljen e uzinës më të madhe të bioetanolit në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur kryesisht vendimin e qeverisë për të hequr në mënyrë efektive tarifat mbi bioetanolin amerikan si pjesë e marrëveshjes së majit.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka shpërthyer kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump teksa ky i fundit ndodhet në Britaninë e Madhe për një vizitë zyrtare.
Sadiq Khan ka akuzuar Trump për përdorimin e taktikave përçarëse në politikë të cilët kanë afektuar të gjithë botën.
“Presidenti Donald Trump dhe rrethi i tij ndoshta kanë bërë më shumë për të ndezur flakët e politikës përçarëse dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë botën në vitet e fundit”, shkroi Khan në një artikull të publikuar mbrëmjen e djeshme.
Veprime të tilla, sipas Kahn, përfshijnë "fajësimin e pakicave, deportimin e paligjshëm të qytetarëve amerikanë" dhe "vendosjen e ushtrisë në rrugët e qyteteve të ndryshme".
Ndërkohë në një debat në vitin 2019, Trump e ka cilësuar Khan si një “humbë të patundur”, pasi ky i fundit kritikoi vendimin e qeverisë së kohës për të ftuar Donald Trump në një vizitë shtetërore.
Foto: Melania dhe Donlad Trump
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një pakt teknologjik që do të sjellë miliarda dollarë investime në inteligjencën artificiale, informatikën kuantike dhe energjinë bërthamore.
Firmat kryesore të teknologjisë amerikane - përfshirë Google, Microsoft, Nvidia, OpenAI dhe CoreWeave - premtuan 42 milionë dollarë investime në qendrat e të dhënave, çipat dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar.
“Marrëveshja për Prosperitet Teknologjik” përfshin përpjekjet për të ndërtuar inteligjencën artificiale për kujdesin shëndetësor, një marrëveshje bërthamore civile dhe investime në komunitetet dhe bizneset lokale, tha qeveria britanike.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se marrëveshja “shënon një ndryshim të rëndësishëm brezash në marrëdhënien tonë me SHBA-në, duke formësuar të ardhmen e miliona njerëzve në të dyja anët e Atlantikut dhe duke ofruar rritje, siguri dhe mundësi në të gjithë vendin”.
Deklarata e qeverisë tha se më shumë se 5,000 vende pune mund të krijohen në verilindje të Mbretërisë së Bashkuar si rezultat i marrëveshjes.
Përfshirë në fluksin e premtimeve teknologjike të SHBA-së, Microsoft kishte njoftuar një investim prej 30 miliardë dollarësh në infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe në ndërtimin e superkompjuterit më të madh të vendit, angazhimi i saj më i madh financiar ndaj Britanisë.
Google kishte njoftuar një investim prej 6.8 miliardë dollarësh në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dy viteve të ardhshme, që përfshin hapjen e qendrës së të dhënave, si dhe kërkimin dhe zhvillimin.
Dhe prodhuesi i çipave Nvidia njoftoi se do të vendoste një grup prej 120,000 çipash të përparuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është shpërndarja më e madhe në Evropë deri më sot, tha Nvidia.
Katër persona janë arrestuar nga policia britanike me dyshimin se kanë projektuar imazhe të Jeffrey Epstein, të dënuar për pedofili, së bashku me Donald Trump në muret e Kështjellës Windsor. Pamjet u shfaqën të martën në mbrëmje, ndërsa Trump mbërriti në Londër, në kuadër të një vizite dy ditore shtetërore.
"Ne e marrim çdo aktivitet të paautorizuar rreth Kështjellës ëindsor jashtëzakonisht seriozisht", tha në një deklaratë Shefja e Policisë së Luginës së Thames, Felicity Parker.
Kështjella Windsor është vendi ku Mbreti Charles do të presë presidentin dhe zonjën e parë Melania Trump.
Komente
