Trump në OKB: Kina infektoi botën, duhet të mbajë përgjegjësi për koronavirusin

22 Shtator 2020, 16:58| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 17:00

  • Share

 

"Ne duhet ta bëjmë Kinën përgjegjëse". Ajo ka përhapur fatkeqësinë Covid në botë" Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump në OKB teksa fliste për “armikun e padukshëm Covid".

Trump befasoi Asamblenë e OKB me një fjalim të regjistruar në Shtëpinë e Bardhë dhe që zgjati shumë më pak se 15 minutat e rezervuara për secilin udhëheqës në debatin e përgjithshëm.

Fjalimi i tij ishte pothuajse plotësisht i përqendruar në sulmin ndaj Kinës.

"Unë jam krenar që e vendosa Amerikën të parën", tha presidenti amerikan.

"Shtatëdhjetë e pesë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të OKB, ne jemi përsëri të angazhuar në një betejë globale. Në Shtetet e Bashkuara kemi filluar mobilizimin më agresiv që nga Lufta e Dytë Botërore", vazhdoi presidenti amerikan, duke pretenduar se është bërë përparim në ndërtimin e pajisjeve të frymëmarrjes së drejtuar, trajtimeve dhe vaksinave, tre prej të cilave "kanë arritur fazat e fundit të eksperimentimit", ndërsa miliona doza tashmë janë duke u prodhuar.

"Ne do të shpërndajmë vaksinën, do të mposhtim virusin dhe do t'i japim fund pandemisë. Ne do të hyjmë në një epokë prosperiteti, paqeje dhe bashkëpunimi të paparë", përfundoi Trump.

E menjëhershme ka qënë përgjigja ë Pekinit zyrtar.

"Pandemia duhet të përballet së bashku, të bashkuar dhe duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar ose stigmatizuar pandeminë duhet të hidhet poshtë".

Kështu u shpreh përmes një video të regjistruar paraprakisht Presidenti kinez Xi Jinping në asamblenë e përgjithshme të OKB.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?