Bota

Trump nënshkruan ligjin e ri për lehtësimin e rregulloreve mbi bankat amerikane

25 Maj 2018, 03:39| Përditesimi: 25 Maj 2018, 03:41

  • Share

Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një masë që lehtëson rregullat e forta të vëna mbi operacionet financiare pas krizës së vitit 2008 dhe recesionit që pasoi.

Ligji i ri lehtëson rregulloret dhe strukturat e mbikqyrjes mbi banka me zotërime me vlerë nën 250 miliardë dollarë, gjë që lehtëson operacionet e shumicës së bankave, por mban të paprekura rregulloret e kontrollit mbi bankat më të mëdha.

Presidenti tha në ceremoninë e nënshkrimit se rregullat e mëparshme të njohura si reforma financiare Dodd-Frank ishin “shkatërrimtare për bankat e vogla”. Ai e cilësoi nënshkrimin e ligjit të ri si një fitore për përpjekjet e administratës së tij për të eliminuar rregullore burokratike dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?