Donald Trump

Bota

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv ndaj vendeve që burgosin padrejtësisht shtetasit amerikanë

6 Shtator, 10:42| Përditesimi: 6 Shtator, 10:45

  • Share

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikon krijimin e një liste të zezë të vendeve që po burgosin padrejtësisht amerikanët, një masë që do të sjellë sanksione për zyrtarët e tyre të përfshirë.

Kjo listë është frymëzuar nga lista e vendeve të akuzuara për mbështetje të terrorizmit: ajo hartohet nga Departamenti i Shtetit dhe përfshin sanksione të rënda ekonomike për vendet që akuzohen nga Uashingtoni.

Administrata Trump ende nuk ka njoftuar zyrtarisht ndonjë emër të vendeve që mund të shtohen në listën e zezë.

Bazuar në urdhrin e ri ekzekutiv, vendet e synuara nga Uashingtoni do t’i nënshtrohen sanksioneve dhe zyrtarëve të tyre të përfshirë në ndalimin e amerikanëve do t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht, Uashingtoni nuk i ndalon rreptësisht qytetarët e tij të udhëtojnë përveçse në Korenë e Veriut, një vendim që rrjedh nga rasti i Otto Warmbier, një student i cili u arrestua në vitin 2015 në Phenian dhe vdiq në vitin 2017, menjëherë pas lirimit të tij.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 06/09/2025 11:07

    A thu vlen edhe per shefat e tyre Izraelin qe jo vetem burgos por edhe vret amerikan te pafajshem qe mbrojn palestinezet e shkret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?