Presidenti i SHBA-së Dolnad Trump duket se nuk i ndahet gafave që lidhen me luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, teksa emrin e këtyre të fundit e ngatërroi për herë të tretë me Shqipërinë.
Trump teksa ishte duke marrë meritat për përfundimin e luftës mes dy vendeve fqinje, tha se "zgjidhur" konfliktin midis Azerbajxhanit dhe "Shqipërisë", duke iu referuar në fakt Armenisë.
"Kishte vazhduar prej vitesh", shtoi ai. Po ashtu presidenti i SHBA-së shqiptoi gabim edhe emrin e Azerbajxhanit, duke e quajtur atë "Aberbaijan".
Kjo është hera e tretë që Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë kur flet për luftën e para disa viteve mes dy vendeve fqinje që ishin në konflikt për dekata të tëra.
Armenia dhe Azerbajxhani ishin të përfshira në konflikt për Nagorno-Karabakun për gati katër dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit ishin të dy. Në vitin 2020, pas dekadash përleshjesh të ndërprera, Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak që u shndërrua në Luftën e Dytë të Karabakut. Dhe përfundimisht në vitin 2023, Azerbajxhani rimori kontrollin e plotë të territorit, duke shkaktuar largimin masiv të armenëve nga rajoni.
Komente

Po shoku jon Trump ēshtē 2 se njishi Botēs ēshtē KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]
PërgjigjuMedet bota ne dore kujt ka ra.
PërgjigjuKy nuk ka rrjedhur or joo, ky ka *jerdhur fare fare...
Përgjigju