Donald Trump nuk beson se Hamasi do t'i lirojë pengjet nëse situata nuk ndryshon.
Ai e deklaroi vetë këtë në një intervistë me ‘Axios’, duke theksuar se sipas mendimit të tij, Hamasi nuk mund të qëndrojë në Gaza.
Edhe pse Trump nuk pranoi të thoshte nëse e mbështeste apo jo operacionin e planifikuar në Gaza, presidenti duket se ishte dakord me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili beson se nevojitet një presion më i madh ushtarak mbi Hamasin, informon “La Repubblica’.
Duke deklaruar se i takon Izraelit të vendosë se çfarë të bëjë më pas dhe nëse do ta lejojë Hamasin të qëndrojë në Gaza, Trump sqaroi se sipas mendimit të tij nuk duhet të qëndrojë:
"Mbani mend 7 tetorin", u shpreh ai.
Shumë vende të botës e kanë kundërshtuar me ashpërsi vendimin e Izraelit për të pushtuar Gazën, teksa edhe SHBA-të nuk janë deklaruar hapur në mbështetje të Benjamin netanyahut. Edhe ushtria izraelite, IDF është kundër këtij operacioni, pasi e sheh me shumë rrezik.
Komente
