Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, më 20 janar në Uashington
Lajmin e konfirmoi sot (10 janar), përfaqësuesja e Komisionit, Paula Pinho.
“Nuk kemi marrë ftesë dhe nuk ka asnjë plan që ai të marrë pjesë”, tha zëdhënësja, kur u pyet gjatë konferencës ditore për shtyp të Komisionit.
Megjithatë, ajo shtoi:
“Ne po përpiqemi të hyjmë në kontakt sa më shpejt me administratën e re të SHBA-së dhe para 20 janarit”.
Presidentja e Komisionit, e cila u shtrua në spital me pneumoni të rëndë, teksa sëmundja po e mban në shtëpi në Hanover, njoftoi një javë më parë se do të anulonte të gjitha angazhimet e saj jashtë vendit deri në mes të janarit, informon "Reuters".
Sipas traditës, në ceremoninë e inaugurimit të presidentëve amerikanë nuk ftohet asnjë kryetar shteti apo qeverie e huaj.
Megjithatë, Donald Trump vendosi të bëjë ndryshe duke ftuar disa liderë të huaj, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, i cili e refuzoi ftesën.
Në vend të kësaj, kryeministrat e Italisë dhe Hungarisë, Giorgia Meloni dhe Viktor Orbán, pritet të udhëtojnë në kryeqytetin amerikan më 20 janar.