Vladimir Putin dhe Donald Trump

Bota

Trump nuk e ka ftuar Putinin në ceremoninë e betimit si president i SHBA

12 Dhjetor 2024, 13:42| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 13:46

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është ftuar në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, kështu konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i pyetur nga gazetarët.

Televizioni amerikan CBS, raportoi më parë, duke cituar burime të paidentifikuara se Trump kishte ftuar në ceremoni Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Marrëdhënie mes Trump dhe Putin është bërë shpesh objekt diskutimi. Të dy liderët kanë shprehur vlerësime për njëri-tjetrin dhe Trump është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë me të marrë pushtetin. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 239 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?