Donald Trump

Trump nuk përbën më rrezik për transmetimin e COVID19, mjeku jep sqarimet

11 Tetor 2020, 16:50| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 16:52

  • Share

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk përbën më rrezik për transmetimin e Covid-19 tek personat e tjerë, deklaroi mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Pas largimit të tij nga spitali kishte pasur shqetësime se ai mund të ishte ende ngjitës pas qëndrimit të tij tre-ditor në spital. Sidoqoftë, në deklaratë nuk thuhej nëse Trump kishte rezultuar negativ për Covid-19.

Ai do të përballet me kundërshtarin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në më pak se një muaj, në 3 nëntor.

Sondazhet sugjerojnë se Biden ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj Trump.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?