Donald Trump

Bota

Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne

26 Janar, 12:40| Përditesimi: 26 Janar, 12:43

  • Share

Donald Trump nuk tërhiqet. Presidenti amerikan ka përsëritur edhe një herë besimin e tij se "SHBA do të fitojë kontrollin e Groenlandës", duke treguar edhe një herë interesin e tij të madh për marrjen e territorit autonom danez.

"Unë mendoj se do ta kemi atë", u tha ai veçanërisht gazetarëve në dhomën e shtypit në Air Force One, duke shtuar se 57,000 banorët e ishullit duan të jenë me ne.

Këto deklarata vijnë disa ditë pas një telefonate pikante 45-minutëshe, sipas një raporti të Financial Times, mes Presidentit Trump dhe kryeministres daneze Frederiksen, e cila nga ana e saj këmbënguli se Groenlanda nuk është në shitje .

Në fakt, zyrtarët, sipas të njëjtit raport, e cilësuan bisedën si "të tmerrshme", ndërsa një tjetër tha se interesi i Trump për të marrë Grenlandën ishte "serioz dhe potencialisht shumë i rrezikshëm".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?