Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se do të ngrejë një padi për shpifje kundër New York Times, duke kërkuar një dëmshpërblim masiv prej 15 miliardë dollarësh. Trump njoftoi padinë përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, teksa tha se do të ngrihet në Florida, por pa dhënë detaje, përveçse akuzën ndaj gazetës se ka gënjyer për të, familjen dhe aktivitetin e tij.
“Sot, kam nderin e madh të ngre një padi prej 15 miliardë dollarësh për shpifje kundër The New York Times. New York Times është lejuar të gënjejë, të shpifë dhe të më përgojojë lirisht për një kohë shumë të gjatë, dhe kjo ndalet, TANI”, shkroi Trump.
Presidenti i SHBA e quajti atë "një nga gazetat më të këqija dhe më të degjeneruara në historinë e vendit tonë, duke u bërë në mënyrë efektive zëdhënëse e Partisë Demokratike të krahut të majtë radikal".
"Mbështetja e tyre për Kamala Harris u shfaq madje në mënyrë të spikatur në faqen e parë të Neë York Times, diçka që nuk është parë kurrë më parë! Times ka gënjyer për dekada për presidentin tuaj të preferuar (MUA!), familjen time, biznesin tim, lëvizjen America First, MAGA dhe kombin tonë në tërësi."
Në vitin 2023, një gjyqtar rrëzoi një padi të ngritur nga Trump, asokohe ish-president, kundër New York Times, duke thënë se pretendimet në padi “dështojnë si çështje e ligjit kushtetues".
Komente
