Jose Raul Mulino

Bota

Trump paralajmëroi marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë, presidenti Mulino: Nuk na është dhuruar nga SHBA, i përket popullit tim

22 Janar, 13:28| Përditesimi: 22 Janar, 13:33

  • Share

Panamaja i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të marrë kontrollin Kanalin e Panamasë, një rrugë kryesore tregtare.

“Kanali i Panamasë nuk ishte një koncesion apo një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara,” tha presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në Zvicër, sipas mediave të huaja.

Në fjalimin e tij inaugurues, Trump tha se Panamaja kishte “thyer” një premtim për të qëndruar neutral, duke pretenduar se Kina po operon në Kanalin e Panamasë. Trump tha gjithashtu se anijet amerikane nuk trajtohen në mënyrë të drejtë.

Kanali është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare për SHBA-në. Rreth 5% e tregtisë globale detare kalon përmes Kanalit të Panamasë prej 51 miljesh (82 km).

Mulino thotë se pretendimet e Trump për kanalin janë false, duke shtuar se ai i përket popullit të Panamasë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?