Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Benjamin Netanyahun për Katarin, një aleat i SHBA-ve. Duke folur për gazetarët, Trump tha se udhëheqësi izraelit duhet të jetë i kujdesshëm me Katarin.
"Një mesazh për Bibi Netanyahun? Ata duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm. Ata duhet të bëjnë diçka në lidhje me Hamasin. Por Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara. Shumë nuk e dinë këtë.
Ia thashë emirit, të cilin mendoj se është një person i mrekullueshëm, me të vërtetë. I thashë se ata kanë nevojë për marrëdhënie më të mira me publikun, sepse ata nuk i kuptojnë shumë mirë marrëdhëniet me publikun.
Dua të them, njerëzit flasin shumë keq për ta, dhe nuk duhet. Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer, kështu që Izraeli dhe të gjithë të tjerët, duhet të jemi të kujdesshëm. Kur sulmojmë njerëz, duhet të jemi të kujdesshëm", u shpreh Trump.
Lajmi kryesor:
Gati për pushtim, Izraeli vendos qindra tanke pranë qytetit të Gazës! Trump-Netanyahut: Kujdes me Katarin! Rubio: Hamasi duhet të eliminohet
Xh.D/ReportTv.al