Donald Trump, presidenti i SHBA

Bota

Trump reagon pas bisedës me Putinin: Rusia dhe Ukraina nisin menjëherë negociatat për paqe! Vatikani i gatshëm të ndërmjetësojë

19 Maj, 19:54| Përditesimi: 19 Maj, 20:02

  • Share

1746560934_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një telefonatë dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, të cilën e cilësoi si “shumë të suksesshme”. Sipas Trump, Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund luftës.

Ai theksoi se kushtet për marrëveshjen do të negociohen vetëm mes dy vendeve, pasi ato janë të vetmet që i dinë detajet e nevojshme për një zgjidhje të qëndrueshme.

Trump zbuloi se, pas bisedës me Putinin, kontaktoi edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si dhe liderë evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb, për t’i informuar mbi nisjen e menjëhershme të procesit negociator.

Në këtë zhvillim të papritur diplomatik, ish-presidenti amerikan theksoi gjithashtu interesin e Vatikanit për të pritur negociatat, ndërsa shprehu optimizëm për të ardhmen ekonomike të Rusisë dhe Ukrainës pas përfundimit të luftës.

“Le të fillojë procesi!”, përfundoi Trump postimin e tij në Truth Social.

"Sapo përfundova një telefonatë dy orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat drejt një Armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, drejt një PËRFUNDIMI të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen mes dy palëve, siç duhet të jetë, sepse ato e njohin në detaje procesin e negociatave më mirë se kushdo tjetër. Toni dhe shpirtërimi i bisedës ishin të shkëlqyer. Po të mos ishte kështu, do ta thosha tani, e jo më vonë. Rusia dëshiron të zhvillojë një TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara sapo të përfundojë kjo 'kasaphanë' katastrofike, dhe unë jam dakord. Ka një mundësi të jashtëzakonshme që Rusia të krijojë vende pune dhe pasuri në përmasa të mëdha. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po ashtu, Ukraina mund të përfitojë shumë nga tregtia, gjatë procesit të rindërtimit të vendit të saj. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë. Kjo është bërë e ditur nga ana ime Presidentit Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Ursula von der Leyen-it, Presidente e Komisionit Evropian, Presidentit Emmanuel Macron të Francës, Kryeministres Giorgia Meloni të Italisë, Kancelarit Friedrich Merz të Gjermanisë dhe Presidentit Alexander Stubb të Finlandës, gjatë një telefonate me ta, menjëherë pas bisedës me Presidentin Putin. Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka shprehur interes të madh për të qenë mikpritës i këtyre negociatave. Le të nisë procesi!"-thotë Trump në Truth


Lajmi kryesor:

Dy orë telefonata Trump-Putin/ Presidenti i SHBA: Negociatat do fillojnë menjëherë, Vatikani gati të ndërmjetësojë! Kreu Kremlinit: Vetëm nëse arrihet marrëveshje e përshtatshme


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?