Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet. Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin amerikan kanë normalizuar sot lidhjet ekonomike duke nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë
Gjithashtu, është bërë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjes, siç shkruan Reuters, Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem dhe se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar për normalizimin dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Presidenti Trump e ka quajtur këtë moment historik. “Me të vërtetë, është historike”, tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale. “Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në praninë e presidentit Donald Trump dhe se janë zotuar që pa humbur kohë të vendosin marrëdhëniet diplomatike. " Sapo të kthehemi në Prishtinë do të punojmë që sa më parë Kosova të ketë ambasadën në Izrael", tha Hoti.
Lajmi kryesor:
Historike! Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi që vlen 13 miliard dollarë! Hapet rruga për njohjen reciproke! Trump: Tani do vij në Prishtinë
//ReportTv.al