Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj homologut rus Vladimir Putin pas sulmit masiv ajror që kreu në Ukrainë, më i madhi që nga nisja e pushtimit në vitin 2022.
"Çfarë dreqin po ndodh me të? Po vret shumë njerëz", tha Trump në një deklaratë për shtyp nga New Jersey, duke e quajtur më pas Putinin “krejtësisht të çmendur”.
Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë natës së dielës, pasi Rusia lëshoi 367 dronë dhe raketa. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi mungesën e reagimit nga SHBA, duke thënë se heshtja amerikane “po e inkurajon Putinin” dhe kërkoi presion më të fortë dhe sanksione më të ashpra ndaj Moskës.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump shtoi: "Kam thënë gjithmonë që ai (Putin) do të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë, dhe ndoshta po del që kam pasur të drejtë – por nëse e bën këtë, do të sjellë fundin e Rusisë!"
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Është çmendur plotësisht! Po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarë. Raketa dhe dronë po qëllohen në qytete në Ukrainë, pa asnjë arsye. Gjithmonë kam thënë se ai e do TË GJITHË Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po rezulton të jetë e drejtë, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë!”, shkroi Trump.
Megjithatë, Trump nuk kurseu as Zelenskyn, duke thënë se “nuk po i bën ndonjë nder vendit të tij me deklaratat që bën” dhe se kjo duhet të ndalojë.
“Po kështu, Presidenti Zelensky nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet. Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President. Kjo është lufta e Zelensky-t, Putinit dhe Bidenit, jo e "Trump", unë vetëm po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara, që janë ndezur përmes paaftësisë dhe urrejtjes së madhe.”, shtoi ai.
Në kushtet kur aleatët evropianë të Ukrainës po përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë, SHBA ka paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen, por në mungesë të përparimit, do të tërhiqet nga negociatat.
Javën e kaluar, Trump dhe Putin zhvilluan një bisedë telefonike dy orëshe për një propozim armëpushimi nga SHBA. Trump tha se telefonata shkoi shumë mirë dhe se bisedimet do të fillojnë menjëherë. Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim 30-ditor, ndërsa Rusia ka propozuar një “memorandum për paqen e mundshme”, që Kievi dhe aleatët e tij e kanë quajtur një taktikë për të zvarritur procesin.
Postimi i Trump
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov reagoi ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili theksoi se presidenti rus është “çmendur plotësisht” për shkak të agresionit të tij të vazhdueshëm kundër Ukrainës.
Në një deklaratë të formuluar me kujdes, Peskov shmangu përplasjen me Trump, duke vënë në dukje se "fillimi i procesit të negociatave, për të cilin pala amerikane bëri përpjekje të konsiderueshme, është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht ndaj Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe fillimin e këtij procesi".
Zëdhënësi i Kremlinit vazhdoi me tone të buta, duke ia atribuar deklaratat e presidentit amerikan një klime me ngarkesë të fortë emocionale: "Ky është një moment shumë i rëndësishëm, i cili shoqërohet me ngarkesë emocionale për të gjithë ata që janë të përfshirë dhe me reagime të forta."
Megjithatë, ai e bëri të qartë se Moska nuk ka ndërmend të ndikohet nga deklaratat e Trump.
“Ne po monitorojmë me kujdes të gjitha reagimet. Presidenti Putin, megjithatë, merr vendimet që janë të nevojshme për sigurinë e vendit tonë."
Komente

Kush esht i Cmendur une mendoj Trumpi ia kalon Cmendurise vetem ti ben pyetje vetvetes sa femij dhe gra jan vrare ne luften gati 3 vjecare ne Ukraine dhe sa jan vrare ne Gaza per 1,5 por trumpi paguan Izraelin qe ti zhduk Palestinezet e gazes qe te nderton bazen ushtarake dhe hotele,kurs qellimi i Putinit eshte ta mbroj popullin Rusishtfoles pra kush eshte i Cmendur?
Përgjigju